AKTUALITET, 15 Korrik 2019, 11:32

Rama shuan zërat: S’ka ndryshime në qeveri, janë fantazi nga temperaturat e larta

Rama shuan zërat: S’ka ndryshime në qeveri, janë fantazi


Kryeministri Edi Rama ka zbuluar çfarë është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, të mbledhur mëngjesin e sotëm.

Rama tha para gazetarëve se në mbledhjen e Kryesisë është diskutuar mbi pasqyrën e 30 qershorit. Më tej deklaroi se nuk do të ketë ndryshime në qeveri pas zërave për një gjë të tillë.

“Meqë ishit në diell po iu përgjigjem. Kemi bërë një diskutim mbi gjithë pasqyrën e 30 qershorit.

Kemi parë me kujdes çdo qark, çdo bashki, kemi diskutuar për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku do të flasim për ç’ka është bërë dhe për ç’ka do të bëjmë në vijim pas pushimeve dhe gjëja më e rëndësishme është që kemi hapur një diskutim për ta çuar në një nivel tjetër organizimin tërësor të PS, në funksion të marrëdhënieve më të hapura, më efektive në çdo komunitet.

Nuk ka ndryshime në qeveri, janë fantazi që vijnë edhe nga temperaturat e larta,”-tha Rama.