TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se ai po rrëmben floririn e shqiptarëve.
Referuar ndryshimit që i është bërë ligjit të Rezervave Materiale të Shtetit, Vasili i drejton disa pyetje Ramës, që sipas tij, duan përgjigje.
Deklarata e Vasilit:
Parlamenti i Edi Ramës ka votuar ndryshimin e një pike të vetme në ligjin e Rezervave Materiale të Shtetit, pikërisht nenin 10.
Me këtë ndryshim kryeministri ia ka hequr Qeverisë të drejtën që të vendosë, si deri më sot, për mallrat e grupit ‘A’ ku është ari pjesë kryesore e tyre dhe ka ligjëruar rrëmbimin në grushtin e tij.
Në një relacion skandaloz shpjegues të qeverisë, që shoqëroi ligjin thuhej se: Kjo bëhej, që këto blerje të kryheshin mw shpejt, pra të mos vonoheshin nga mbledhjet e qeverisë dhe se hierarkia e akteve të tjera e kërkonte.
Ky mashtrim është bajat edhe provon qëllimet e errëta personale të kryeministrit në këtë aferë.
Ka disa pyetje të pakapërcyeshme, që duan përgjigje.
1. Përse këtë vendimmarrje shumë të rëndësishme të qeverisë ai e rrëmben në grushtin e tij?
2. Përse gënjen me shkakun gjoja për të bërë blerjet mw shpejt, kur dihet botërisht që kryeministri e mbledh sa herë të dojë qeverinë, biles ky yni ngarkon edhe zv. kryeministrat të cilët e kanë bërë dhe e bëjnë me dhjetëra herë?
3. Përse gënjejnë me hierarkinë e akteve, kur dihet, që për shkakun se grupi ‘A’ përmbante mallra me peshë si ari dhe argjendi ky atribut duhet të ishte vetëm i qeverisë?
4.Ç’qëllim i errët fshihet pas këtij veprimi juridikisht të pajustifikueshëm e dënueshëm?
5. Interesin e kujt cenonte diskutimi dhe vendimmarrja e hapur në mbledhjen e qeverisë për këto mallra ku bën pjesë edhe ari e argjendi?
6. Përse nuk ka asnjë rast të përshkruar në relacion se kur na qenka vonuar apo penguar nga qeveria praktika e blerjes së mallrave të grupit ‘A’ që i detyroi që t’i marrë kryeministri në grushtin e vet?
7. Përse nuk ka asnjë ndryshim tjetër as në ligj dhe as në VKM nr.1128 datë 5.08.2008 për grupet e tjera të mallrave, të cilat janë edhe ato pjesë e Rezervave Materiale të Shtetit?