TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtyhet për të disatën herë seanca gjyqësore për grupin “Shullazi” në Gjykatën për Krime të Rënda. Shkak është bërë mungesa e avokatëve kryesisht të caktuar nga gjykata dhe avokatëve të zgjedhur, të cilët mësohet se nuk janë thirrur nga gjykata.
Trupi gjykues përbëhet nga Albana Boksi si kryetare, Etleva Demo dhe Arben Vrioni si anëtarë.
Për këtë të fundit, ka qenë Gilmando Dani, i cili i ka komunikuar se kanë konflikt interesi pasi ajo ka gjykuar çështjen “Vollga”.
Ndërkohë bëhet me dije se seanca e radhës ndaj grupit “Shullazi” do të zhvillohet më datën 26 korrik, në orën 12:00.