AKTUALITET, 15 Korrik 2019, 12:19

Sherri, anëtari i bandës “Shullazi” i hakërrehet gjyqtarit: Je shumë pis, nuk lahesh dot me…

Sherri, anëtari i bandës “Shullazi” i hakërrehet


Gilmando Dani, i pandehuri si pjesë e grupi “Shullazi” me në krye Emijano Shullazin është përplasur me gjyqtarin Arben Vrioni. Mësohet se Dani është shprehur edhe më parë se ka konflikt interesi me gjyqtarin Vrioni pasi ai ka gjykuar çështjen “Vollga”.

“I nderuar nuk mund të lahesh me dosjen tonë sepse je shumë pis. Ta bëjë vetë dorëheqjen, pa dalë gjë,”- mësohet të ketë thënë i pandehuri gjatë seancës gjyqësore e cila u shty sërish.

Sot është shtyrë për herë të pestë seanca gjyqësore ndaj grupit ‘Shullazi”.

Këtë radhë seanca u shty pasi avokatët e palës mbrojtëse të zgjedhur nga Gjykatat apo të pandehurit nuk ishin prezentë.

Trupi gjykues përbëhet nga Albana Boksi si kryetare, Etleva Demo dhe Arben Vrioni si anëtarë.