TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi e ftuar në Fax News ka kërkuar nga qeveria që të ndërhyjë në 300 shtëpitë e dëmtuara në Bashkinë e Matit, pas tërmetit 5.2 ballë që ra pak ditë më parë në këtë zonë.
Sipas saj këta banorë që janë ndër më të varfërit në Shqipëri detyrohen që të jetojnë në çadra, nga frika se mund t’ju shemben mbi kokë shtëpitë e tyre.
Çupi ka akuzuar ministren Olta Xhaçka, pasi sipas saj ka vepruar me ndikim politik dhe ka diskriminuar qytetarët që u përkasin bindjeve të djathta.
"Ministrja Xhacka ka shkuar në ato zona dhe ka përdorur pasojat e tërmetit pikërisht për të bërë politikë. Ajo tha se zgjidhja dhe përgjegjësia është e pushtetit vendor, gjë e cila nuk është e vërtetë. Gjendja pas tërmetit 5.2 ballë është vërtetë serioze dhe nevojitet një ndërhyrje serioze.
Bashkia Mat ka vetëm 20 milionë lekë për emergjencat civile dhe e ka të pamundur që të mbulojë dëmet e tërmetit. Të dalë një person i vetëm nga qeveria dhe të thojë që bashkia Mat ka marrë qoftë dhe një investim në këto pesë vite nga ana e qeverisë.
Çadrat nuk janë zgjidhje pasi në këto zona kanë filluar shirat ndërkohë, kërkesa e vetme që kanë këta banorë është rikosntruksioni i shtëpive të tyre, pasi janë 300 familje. Shteti ka detyrim ligjor që t’iu ndërtojë shtëpitë që janë dëmtuar”, u shpreh Çupi./Faxweb/