AKTUALITET, 24 Gusht 2018, 10:25

Berisha i thotë “mirëmëngjes” Ramës nga Roskoveci. Në qendër të qytetit kanë plasur ujrat e zeza

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka uruar “mirëmëngjesin” kryeministrit Rama, me një foto nga qendra e Roskovecit. Një qytetar ka denoncuar shpërthiin e ujrave të zeza në qendër, ndërsa thekson që 50 metra më tutje ndodhet edhe Bashkia.

Statusi:

Nje miremengjes per piktorin deshtak nga qendra e Roskovecit me gjirize ne mes te saj!

Shikoni foton dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendtje zoti doktor kjo foto vjen nga qyteti i roskovecit ku ujrat e zeza jan hap ne qender te qytetin … kjo eshte mirmbajta e qytetit te roskoveci edhe 50 metro larg bashkis roskovecit”