TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ngjarja e rëndë e javës së parë të kampionatit, ku tifozeritë e dy skuadrave, Skënderbeut dhe Partizanit, u përleshën brenda në stadium ka vënë në lëvizje të gjitha organizmat për të kërkuar siguri maksimale për vazhdimësinë e kampionatit.
Komisioni i Disiplinës, i mbledhur në mesjavë, la pa tifozë për ato ngjarje Skënderbeun dhe Partizanin, respektivisht për 5 dhe 4 ndeshje. Megjithatë, për të zhvilluar ndeshje pa tifozë po rrezikon e gjithë Kategoria Superiore. Pas raportit të policisë, ku nga 61 impiante sportive rezulton që vetëm 9 prej tyre përmbushnin kushtet e sigurisë, edhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar të gjitha klubet që të marrin masat.
Klubeve u kërkohet që të restaurojnë rrethimet e stadiumeve apo përforcime, e shoqëruar kjo me një certifikatë sigurie nga një inxhinier i certifikuar për të tilla ndërhyrje. Një instalim kamerash në pikat hyrëse e dalëse dhe largimin e inerteve në zonat përreth stadiumit. Në rast të kundërt, asnjë skuadër nuk do të luajë ndeshje me tifozë.
Skuadra e parë që dështoi këtë kërkesë është Skënderbeu, stadiumi i të cilit është ndëshkuar jo vetëm për arsye disiplinore, por edhe për mosplotësim kushtesh.
Top Channel