TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident me një të vdekur dhe një të plagosur rëndë është shënuar sot në afërsi të kanalit të Çukës,Ksamil, ku personat e përfshirë janë dy shtetas italian. Mësohet se viktima është identifikuar nga policia si Maria Sedda, 64 vjeçe, ndërsa i plagosuri është shtetasi Giuseppe Sciutto 65 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit të Sarandës.
Dy turistët kanë qenë duke udhëtuar me motor në momentin kur janë përplasur me një mjet tip ford, dhe pasojat kanë qenë fatale.
Trupi i turistet e cila ishte pasagjere në motor ka mbetur në gomat e mjetit, ndërsa motori ka përfunduar shumë metra më tej. I lënduar rëndë ka mbetur dhe një shtetas tjetër italian, i cili mendohet se është bashkëshorti i viktimës.
Detajet e policisë:
Më datë 24.08.2018, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Sarandë – Butrint” në fund të Kanalit të Çukës ka ndodhur një aksident midis një automjeti dhe motori, me pasojë vdekjen e një personi.
Konkretisht në zonën e Hidrovorit, automjeti tip Ford me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip Piaggio me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase italiane (pasagjeria e motorit) dhe është plagosur rëndë drejtuesi i këtij motori, të dy shtetas italian me banim në Genova, Itali.
I dëmtuari ndodhet në Urgjencën e Spitalit të Sarandës.