TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike ka zbuluar detaje të reja lidhur me trafikantin biznesmen Edmond Bego. Rezulton se biznesmeni i dënuar për trafik droge në Itali, ka përfituar miliona euro nga tenderat e Buxhetit të Shtetit në një kohë kur ai ishte në prag falimenti.
Ndaj, këshilltari ligjor i PD, Gazmend Bardhi, i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë pas kësaj afere, ku deri më tani ka rezultuar qartë se mbështetja kryesore e trafikantit që fiton tendera publikë është kreu i Grupit të PD-së, taulant Balla.
“PD i bën thirrje Prokurorisë të Shtetit të kthehet në krye të detyrës dhe të fillojë menjëherë procedimin pasuror ndaj Edmond Begos dhe kush ka ndërmjetësuar që mikut të Taulant Ballës t’i jepen tendera në kundërshtim me ligjin. Heshtja e Ballës tregon qartë se krimi i organizuar ka kapur shtetin.”