AKTUALITET, 24 Gusht 2018, 10:42

Detajet/ Gjurmë gjaku e hematoma, 56-vjeçari në Korçë vdiq pas dhunës? Ndalohet një i dyshuar

Detajet/ Gjurmë gjaku e hematoma, 56-vjeçari në

Pak orë pas vdekjes së 56-vjeçarit Novruz Shyti policia e Korçës ka ndaluar një person.

Policia dhe prokuroria në Korçë janë në pritje të ekspertizës mjeko- ligjore, që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Por burime nga policia e Korçës bënë me dije për “BalkanWeb” se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, janë konstatuar gjurmë gjaku dhe hematoma në fytyrë.

Për këtë arsye është ndaluar i riu që u konfliktua mbrëmjen e kaluar me viktimën, duke e dhunuar në gjendje të alkoolizuar. Emiljano Nazifi po merret në pyetje nga policia për të zbardhur ngjarjen.

Ende nuk është e sigurt, nëse plagët, janë shkaktuar gjatë konfliktit me Emiljano Nazifin, apo janë pasojë e humbjes së ekuilibrit dhe rrëzimit përtokë të viktimës.

Trupi i pajetë i 56-vjeçarit do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të kryhet nga një grup mjekësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore, që pritet të mbërrijnë në morgun e Korçës.