TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melanie Trump ka thënë për “Associated Press” se po planifikon udhëtimin e saj të parë ndërkombëtar në disa vende të Afrikës.
“Kjo është hera e parë që udhëtoj për në Afrikë dhe jam shumë e emocionuar që do të marr informacion rreth çështjeve me të cilat fëmijët e të gjithë kontinentit po përballen çdo ditë. Unë jam duke mësuar për kulturën dhe historinë e këtij vendi. Ne jemi shoqëri globale dhe përmes dialogut e shkëmbimit të ideve kemi mundësinë për të mësuar nga njëri-tjetri”. – është shprehur Melanie.
Shumë njerëz kanë thënë se deklarata e saj është e guximshme dhe inkurajuese, pas qëndrimit që mbajti Donald Trump kundrejt vendeve afrikane, të cilat i ka quajtur “vende m*ti”. Kjo deklaratë u mor si një fyerje dhe u komentua gjatë, pavarësisht se Trump e mohoi.