LIFESTYLE, 2 Prill 2019, 23:05

’30 vjeçe, pa fëmijë’, historia e një gruaje që përballet me komentet vrastare të njerëzve

Ndonjëherë njerëzit thonë disa fjalë që nuk kanë shumë rëndësi për ta, thjesht dhe vetëm për të thyer heshtjen. Domethënë, flasin sepse duhet të thonë diçka. Mirëpo, zakonisht kur thoni diçka të pamenduar mirë, nuk e dini se si njerëzit mund të reagojnë ndaj këtyre fjalëve. Ju mund t’i lëndoni pa e kuptuar. Të gjithë ne duhet të jemi të vëmendshëm dhe ta mendojmë mirë atë që do të themi, pasi fjala e thënë është një ndër gjërat që nuk mund të kthehet pas. Sot do të trajtojmë në

Situatë, një grua 30 vjeçe pa fëmijë: Njerëzit i thonë shpesh asaj “Ende nuk ke fëmijë?”.Përgjigjja e saj ndryshon nga dita në ditë, por zakonisht përfshin buzëqeshje dhe kufizime të detyruara. "Jo, jo ende", thotë ajo me një nënqeshje, duke e zbehur frustrimin e saj. Bashkëbiseduesi që vazhdon mendimin e tij duke shtuar “Epo, mos prisni përgjithmonë. Po të ikën ora”. Gruaja qesh, por mban lotët…

Ajo qan sepse ka qenë shtatzënë 4 herë dhe ka dështuar fatkeqësisht. Qan sepse është përpjekur për një fëmijë që natën e parë të martesës, 5 vite më parë. Qan sepse burri i saj ka qenë i martuar dhe ish-gruaja e tij i ka dhënë atij një fëmijë. Qan sepse dëshiron dëshpërimisht të provojë in vitro, por as nuk mund të përballojë shpenzimet. Qan sepse e ka provuar in vitron, por ende nuk ka fëmijë.

Qan sepse bashkëshorti i saj e fajëson veten. Qan sepse të gjitha motrat e saj kanë fëmijë. Qan sepse një nga motrat e saj nuk ka dashur fëmijë. Qan sepse shoqja e saj më e mirë është shtatzënë. Qan sepse atë e kanë ftuar në një baby shower. Qan sepse nëna e pyet ”Çfarë po pret akoma”. Qan sepse me të drejtë prindërit e saj duan të bëhen gjyshër. Qan sepse fqinji i saj ka binjakë dhe i trajton ata tmerrësisht keq. Qan sepse 16-vjeçaret mbeten shtatzënë pa u përjekur. Qan sepse ajo është një teze fantastike. Qan sepse ajo tashmë i ka zgjedhur emrat për fëmijët. Qan sepse ka një dhomë të zbrazët në shtëpinë e saj. Qan sepse ka një hapësirë ​​boshe në trupin e saj. Qan sepse ajo ka aq shumë për të ofruar. Qan sepse ai do të ishte një baba i mrekullueshëm. Qan sepse ajo do të ishte një nënë e mirë.

Situatë tjetër, një grua 34 vjeçe me 5 fëmijë: Njerëzit i thonë asaj, “5? Shpresoj ta lini me kaq”. Gruaja qesh, por jo me zell. Ajo e ndryshon temën, siç e bën gjithmonë, duke u shtirur që fjalët nuk e kanë vrarë. Ditën tjetër ajo qan. Pse? Qan sepse ajo është shtatzënë sërish dhe ndjen se nuk mund ta ndajë me të tjerët gëzimin. Qan, sepse gjithmonë donte një familje të madhe dhe njerëzit nuk duhet të shqetësohen nga ky fakt. Qan sepse vetë nuk ka motra dhe vëllezër dhe ndihet e vetmuar.

Qan sepse nuk mund ta imagjinoj jetën pa fëmijët e saj, por njerëzit nuk e kuptojnë. Qan sepse njerëzit mendojnë se ajo është e papërgjegjshme. Qan sepse ajo është lodhur nga komentet qesharake. Qan sepse njerëzit janë të pasjellshëm.

Këto gra janë kudo. Ato janë miket, motrat, bashkëpunëtoret, kushërirat tona. Ato nuk duan t’ia dinë shumë për këshillat dhe mendimet tuaja. Ato mund të bëjnë çfarë të duan me jetën e tyre. Le të respektojmë vendimin e tyre.

këtë artikull historinë e dy grave me dhe pa fëmijë. Ju mund të njihni shumë të tilla dhe dashje pa dashje mund t’i keni lënduar me pyetjet e vazhdueshme rreth fëmijëve: