Rita Ora është një ndër këngëtaret shqiptare që po korr sukses kudo në botë.
Gjithashtu këngëtarja është shumë aktive në “Instagram” ku publikon foto dhe video nga përditshmëria e saj.
Por së fundmi Rita shfaqet krejtësisht e zhveshur në postimin e saj, foto e cila është shkrepur për një nga fotosesionet që këngëtarja po realizon.
Kujtojmë që së fundmi Rita Ora ka lançuar bashkëpunimin me markën e çantave Escada, e cila do dhurojë për çdo shitje të çantave të dizenjuara nga këngëtarja, 15 euro në ndihmë të fondacionit “Women for Women International”.