TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Egla Harxhi është një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it shqiptar, e cila u bë nënë disa muaj më parë me një djalë, emri i të cilit është Lucifer.
Gjatë një interviste televizive për herë të parë pas shtatzënisë, Egla i habiti të gjithë pasi ishte kthyer në një bionde, një ndryshim i madh ky nga pamja e saj e mëparshme.
Ndërkaq, Egla vazhdon lidhjen me Alexandrin, i cili është vetëshpallur “Princi i Libofshit” dhe do që ta “shpëtojë” Shqipërinë ekonomikisht, duke u bërë monarku i saj.
Por së fundmi, dyshja janë fotografuar në rrugët e Tiranës së bashku, ku në këto foto të siguruara nga revista “Story”, Egla shihet duke ngrënë një sufllaqe në zonën e ish-bllokut, ndërsa Alexander e shoqëron.
