LIFESTYLE, 2 Prill 2019, 13:28

“Do thyej ligjet”, Fifi kapet duke gatuar fli, do shkriheni së qeshuri/ FOTO

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka publikuar këngën e saj më të fundit “Akoma”, e cila është pëlqyer shumë nga publiku.

E me këtë rast, Fifi ka bërë të ditur në Instastory se ka gatuar ushqimin tipik të shqiptarëve, flinë.

Motra e këngëtares ka publikuar disa foto ku Fifi shihet duke u përpjekur që ta gatuajë atë dhe më pas e vendos në saç për t’u pjekur.

“Sot kam festë do thyej ligjet”, ka shkruar Fifi krah këtyre videove, ndërsa motra e saj thotë se ajo është gocë për shtëpi dhe që të gjithë të interesuarit ta kontaktojnë në mesazhe.