LIFESTYLE, 2 Prill 2019, 22:54

Këngëtarja e tepron me foto ‘të nxehta’, një kopje shqiptare e Kim Kardashian

Këngëtarja Fjolla Morina, duket se ka shumë simpati për Kim Kardashian dhe në shumë foto të postuara në rrjete sociale kemi parë një tendencë për të qenë një kopje e modeles së famshme.

Fjolla ka postuar një set fotografik ‘të nxehtë’ ku ngjashmëria me modelen është e dukshme. Ajo i është përshtatur Kim Kardashian në flokë , në tipare të fytyrës. E kuruar në detaj me një make-up si të ishte Kim tashmë mund të themi me plot gojën se edhe ne e kemi një Kim Kardashian shqiptare.

Madje edhe komentuesit kanë vërshuar duke shkruar që po kopjon modelen e famshme.

“Mjaft kopjove Kimin”, -i shkruan një ndjekës në Instagram, këngëtares.