TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E ftuara e radhës në ‘Kurthin e Piter Pan’, ishte këngëtarja, Vesa Luma. Kohët e fundit ajo i është rikthyer pasionit të saj, muzikës me projekte të reja. Ajo nxorri këngën e saj ‘S’paska qenë e shkrume’ dhe balada u mirëprit nga të gjithë.
Këngëtarja na shuajti të gjitha dyshimet, duke treguar gjithçka në emisionin e të hënës në Klan Tv. E pyetur se pse po jeton e ndarë nga bashkëshorti i saj, Vesa bëri të qartë se vazhdon të jetë e dashuruar me Big Bastën, por ka disa arsye që i mban larg njëri-tjetrit për momentin.
“E përjetuam ndarjen shumë, por ai do të vijë shumë shpejt e nuk do të jetë më i mërzitur. Unë dhe Big Basta duhemi shumë. Kemi disa projekte që do të jenë koncerte recitale në Shqipëri e Kosovë dhe këngë të reja. Më pas do të jetë një album përfundimtar, e pastaj do të kthehem rehat në Zelandë”,-ka rrëfyer Vesa në ‘Kuthin e Piter Pan’.
Me sa duket dy këngëtarët e kanë vendosur që të jetojnë përfundimisht në Zelandë të Re, dhe sipas Vesës ka tre arsye: Në Zelandë të re nuk ka gjarpërinj, ujqër dhe arinj. Epo kjo është një arsye shumë e fortë!