LIFESTYLE, 1 Prill 2019, 13:33

“Jam një zuskë, dua që ta dini”/ Jennifer Lopez s’njeh moshë (Foto)

Jennifer Lopez padyshim që do të ketë nënshkruar ndonjë pakt me djallin, pasi vitet duket se kanë ndalur për të. 49-vjeçarja ka postuar së fundmi një foto në rrjetin social “Instagram”, ku shihet e veshur me bikini dhe me një trup tejet të tonifikuar.

“Jam një zuskë rrugësh…thjesht dua që ta dini”, ka shkruar ajo krahas fotografisë së publikuar, duke u impostuar në rolin që do të luajë në filmin “Hustlers”. Ngjarjet në të janë të bazuara në historinë e vërtetë të një grupi striptistesh nga Manhattani që vodhën klientët e Wall Street-it në prag të krizës financiare në vitin 2015.

Xhirimet për projektin në fjalë kanë nisur dhe “Hustlers” mendohet se do të jetë gati për të dalë në kinema në vitin 2020. Kasti i filmit do të përbëhet edhe nga Constance Wu, Kiki Palmer, Lili Reinhart, Julia Stiles dhe Cardi B.