LIFESTYLE, 1 Prill 2019, 12:55

U dogj nga shpërthimi në 70% të trupit, merr pjesë në konkursin e bukurisë/ FOTO

Pësoi djegie në rreth 70 % të trupit kur ishte 10 vjeçe dhe tani ka marrë pjesë në një konkurs bukurie.

Danette Haag u dogj nga një shpërthim bombole gazi në shtëpinë e saj kur ishte vetëm dhjetë vjeç ndërsa tani sfilon për konkursin e bukurisë në Miss Colorado America.

Mosha e saj 48- vjeçare dhe e shkuara e saj nuk e ka penguar aspak Danette të bëjë realitet ëndrrën e saj.

Pamja e saj ishte mbresëlënëse edhe pse në mesin e 34 konkurrenteve nuk ia doli të marrë çmim kryesor.