TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka konfirmuar vetëdorëzimin e Klement Balilit.
Duke folur për këtë çështje, Ardi Veliu tha se Klement Balili kishte tre kushte kryesore: Të deklarohej vetëdorëzimi, të mos keqtrajtohej nga policia si dhe mosekstradimin në Greqi.
Përveç këtyre Balili ka kërkuar proces të rregullt ligjor si dhe kushte të përshtatshme në qeli.
Fakti që Balili u vetëdorëzua u theksua me forcë nga mediat shqiptare duke “acaruar” Kryeministrin Rama, i cili pretendonte se ndalimi i Balilit u bë pas një “operacioni të sofistikuar policor”.
Por deklarimet e Ardi Velit për kushtet e vendosura nga Balili për vetëdorëzimin, kanë rrëzuar pretendimet e Ramës.
Aktualisht Klement Balili është në komisariatin nr. 6 në Tiranë ku po merret në pyetje.