TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të pasurit Lionel Mesin në skuadër është natyrisht një luks që vetëm pak skuadra mund ta kenë, por pleshti është njëkohësisht dhe një ‘’minë me sahat’’ për trajnerët.
Së fundmi Lionel Mesi ka filluar të krijojë raporte jo të mira me një prej yjeve të PSG-së, Mauro Ikardin. Marrëdhënia jo e mirë e tyre dihet që në periudhën që Ikardi ishte pjesë e Interit pasi që në atë kohë Mesin nuk e donte sulmuesin në kombëtaren e Argjentinës.
Kjo është dhe arsyeja pse Ikardi nuk luan prej 3 vitesh me albiçelestet që prej vitit 2018. Por kjo mund t‘i kushtojë 28-vjeçarit dhe karrierën në nivel klubesh. ‘’El Nacional’’ shkruan se Mesi u ka kërkuar drejtuesve ta shesin Ikardin pasi nuk e do në skuadër, ndërsa këta të fundit janë drejtuar menjëherë te Barcelona, duke tentuar një shkëmbim me Agueron.
‘’El Kun’’ është shoku i ngushtë i Mesit dhe ëndrra që të dy të luajnë në një skuadër mund të bëhet realitet, por më parë duhet hequr qafe Mauro Ikardi.