TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Olimpiku i Marsejës dhe Lazio ndanë pikët me një barazim “të thatë”, 0-0, në sfidën e zhvilluar në “Olimpico”, ku të dyja skuadrat menduan më shumë për të mos humbur. Sarri nga futbollistët kuqezi që kishte në dispozicion preferoi aktivizimin titullar të portierit Thomas Strakosha, ndërsa Hysaj qëndroi gjatë gjithë kohës në stolin e rezervave. Pa minuta në këmbë rezultoi edhe Vedat Muriqi, që sikurse Hysaj qëndroi në gatishmëri për t’u hedhur në fushë në stolin e rezervave.
Edhe takimi tjetër i Europa League-s tjetër, i transmetuar nga SuperSporti, Betis – Leverkusen përfundoi pa fitues, 1-1. Inglesias kaloi në epërsi skuadrën spanjolle me 11-metërsh në minutën e 75-të, porn ë të 82-tën Andrich barazoi rezultatin.
Në takimet e tjera të orës 18:45 bie në sy barazimi 2-2 mes Fenerbahces dhe Antwerpit, Ludogorets u mposht 0-1 nga Braga, Midtjylland – Crvena Zvezda përfundoi 1-1 dhe Rapid Vienna – D. Zagreb 2-1.
Fenerbahce – Antwerp 2-2
Midtjylland – Crvena Zvezda 1-1
Rapid Vienna – D. Zagreb 2-1