SPORT, 21 Tetor 2021, 20:17

FOTO/ Partizani rrëmben armët para derbit me Tiranën, ja si po përgatiten të kuqtë

Partizani rrëmben armët para derbit, me kuptimin e plotë të fjalës. Për fat, vetëm armë të cilat qëllojnë me plumba me bojë dhe si qëllim kanë argëtimin dhe çtensionimin e situatës në një moment kur të kuqve iu duhet qetësi para një derbi të rëndësishëm pas një starti jo edhe aq pozitiv të kampionatit.

Të kuqtë i janë drejtuar sot një prej qendrave të kryeqytetit që ofrojnë mundësinë e sfidave me “paintball” si argëtim para një dueli që padyshim mbart tension në vete. Një “stërvitje” me armë në dorë që ka zgjatur për rreth një orë e gjysmë e ku të pranishëm nuk kanë qenë vetëm lojtarët, por edhe stafi dhe drejtori i klubit, Olsi Rama.

Array (     [columns] => 1     [link] => none     [size] => full     [ids] => 582056,582057,582058,582059,582060,582061     [src] => Array         (         )  ) 
~tpz.al~