SPORT, 21 Tetor 2021, 20:38

Prokurori kërkon dënimin më burg, ja si ia hedh Benzema

Prokurori kërkon dënimin më burg, ja si ia hedh Benzema

Vijon gjykimi i çështjes “Valbuena”, që nisi të mërkurën, në fund të të cilit do të merret vendimi për Karim Benzemanë, që akuzohet se në bashkëpunim me disa të tjerë ka shantazhuar ish-shokun e skuadrës në përfaqësuesen franceze se do t’i publikoheshin videot intime.

Prokurori i çështjes kërkon dhjetë muaj burg me kusht dhe 75,000 euro gjobë për Benzemanë. Në Francë, ky lloj dënimi bëhet efektiv nëse të akuzuarit dënohen përsëri, kështu që sipas prokurorisë, sulmuesi i Realit të Madridit do të lirohej.

I konsideruar si organizatori i çështjes, prokurori kërkon katër vjet burg dhe një gjobë prej 15,000 eurosh për Zouaoui dhe 18 muaj burg dhe një gjobë prej 15 000 eurosh për Axel Angot, i cili është autori i vjedhjes së videos nga telefoni i prishur i Valbuenas. Prokurori kërkon që shoku “besnik” i Karim Benzemasë, Karim Zenati, të dënohet me dy vjet burg dhe një gjobë prej 5000 eurosh.

~tpz.al~