SPORT, 21 Tetor 2021, 15:37

“Nuk dua të bëhem shkak i prishjes së një familjeje”/ Modelja argjentinase thyen heshtjen dhe konfirmon tradhtinë e Mauro Icardi-t: Ja si më gënjeu

“Nuk dua të bëhem shkak i prishjes së një

Jeta private e Wanda Nara dhe Maur Icardi është padyshim telenovela e momentit, nga e cila detaje të reja kanë dalë në dritë. Modelja argjentinase Eugenia Suarez, e njohur ndryshe si China, më në fund ka thyer heshtjen dhe ka reaguar pas akuzave të Nara-s se partneri e tradhtoi me të.

Sipas “Korriere dello Sport”, China akuzon Icardi-n për mashtrim, pasi ai i kishte thënë se ishte ndarë nga Wanda gjatë kohës që shkonte ta takonte.

Unë nuk e iniciova, inkurajova ose shkaktova këtë situatë. Unë gjithmonë kam besuar se ata janë ndarë”, shkroi ajo fillimisht në Instastory.

Eugenia i konfirmoi thashethemet, por tha se nuk do të bëhej shkak për prishjen e një familjeje.

E shkruaj këtë tekst për të ndaluar gjenjeshtrat, dhunën dhe ndërtimin e një historie të manipuluar. Është e lehtë të më bësh të ndihem keq. Çmimin e mbështetjes së imazhi të një familjeje të lumtur e paguaj unë, jo një burrë që ka qenë irracional apo që ka bërë një gabim.

Çdokush që përfiton nga kjo situatë në kurriz të jetës dhe karrierës sime personale do të paditet për informacion të rremë. Ajo që ndodhi është një situatë që unë nuk e kam filluar, nuk e kam nxitur apo provokuar. Shumë fyerje që kanë ardhur dhe gënjeshtrat qarkullojnë për të heshtur përsëri.

Unë nuk mbaj përgjegjësi, për mua dhe për të gjitha gratë që përdoren dhe gjykohen. Duhej të lidhesha me burra duke besuar atë që thonin nga goja e tyre që janë të divorcuar ose janë duke u divorcuar. E ndjej që kjo situatë është një ‘Deja-Vu’ që e paguaj me reputacion personal.”,- përfundoi ajo.

“Telenovela” Wanda Nara dhe Mauro Icardi, nisi kur modelja akuzoi publikisht ish-futbollistin e Interit për tradhti me shoqen e saj, duke bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruante se ‘’Ikardi shkatërroi familjen për një k****’’.

Më vonë u raportua se ajo kishte paguar një detektiv privat për të përgjuar sulmuesin e PSG-së, madje i hakeroi edhe telefonin për t’i zbuluar se me kë fliste.

Nga hakerimi i telefonit të Ikardit, është zbuluar një bisedë mes sulmuesit dhe aktores Kina Suarez. Sipas medias argjentinase, aktorja i shkruante sulmuesit në “Telegram” për t’u takuar në një vend që nuk e njihte askush, në një diskotekë.

Por një status i sulmuesit të PSG, ka lënë të nënkuptohet se biondja seksi i ka dhënë edhe një shans marrëdhënies së tyre, pas lajmeve se kishte kërkuar divorcin.

Ai postoi disa foto krah bashkëshortes së tij dhe shkroi: “Faleminderit dashuria ime që vazhdon të besosh në këtë familje të bukur, faleminderit që je motori i jetës sonë. Të dua. Dhemb shumë kur lëndon të dashurit e tu. T’i shërohesh vetëm kur falesh nga personi që ke lënduar.”

Në postim ka etiketuar edhe Wanda Narën, e cila është njëkohësisht agjentja e tij, ndërsa nuk dihet nëse fotot janë aktuale.