SPORT, 21 Tetor 2021, 17:13

Kielini kritikon Ronaldon: Duhej të ikte më herët nga Juve, largimin e tij e kemi paguar me pikë në kampionat

Kielini kritikon Ronaldon: Duhej të ikte më herët nga Juve,

Për këtë ka folur dhe kapiteni i bardhezinjve, Xhorxho Kielini i cili në një farë mënyrë ka kritikuar Ronaldon që duhej të largohej më herët, pasi skuadrës i duhej kohë të përgatitej.

“Që ai mund të largohej gjatë verës e kisha kuptuar, kishim arritur një pikë ku Kristiano kishte nevojë për stimuj të rinj dhe ekipin që do të luante për të. Ai e ka treguar gjithmonë veten, edhe te Juventusi.

Në Juve është duke u zhvilluar një program përtëritjeje, është e qartë se nëse ai do të kishte mbetur do të ishte një vlerë e shtuar dhe ne do ta kishim shfrytëzuar me kënaqësi, por mund të ishte edhe kjo. ai vendosi të rifillojë nga një ekip që mendonte më shumë për të tashmen dhe pak më pak për të ardhmen.

Ronaldo u largua më 28 gusht, me siguri do të ishte më mirë për ne nëse do të ishte larguar më herët për t’u bërë gati. Largimi në mënyrë të tillë është diçka për të cilë kemi paguar.

U krijua një tronditje dhe ne paguam me pikët e humbura në ndeshjet e para. Nëse ai do të kishte ikur më 1 gusht ne do të kishim kohë të organizoheshim dhe nuk do të kishim menduar vetëm për të, por do të kishim ardhur më të gatshëm për kampionatin”, u shpreh Kielini për mikrofonat e “DAZN”.