SPORT, 22 Tetor 2021, 08:48

Nga Kategoria e Parë në Maldive, ish-trajneri i Dinamos merr drejtimin e kombëtares

Nga Kategoria e Parë në Maldive, ish-trajneri i Dinamos merr drejtimin

Drejtimi i një skuadre në Kategorinë e Parë në Shqipëri duket se nuk do të jetë aventura më e veçantë në karrierën e Françesko Morieros. Ish-sulmuesi i njohur italian, drejtoi pak muaj më parë Dinamon, duke u larguar jo pa polemika nga blutë. Tani, e sheh vetën menjëherë si drejtues i një ekipi kombëtar.

Moriero është zyrtarizuar si trajneri i ri i përfaqësueses së Ishujve Maldive. Një vend i cili njihët nga të gjithë për plazhet përrallore e sigurisht jo për futbollin.

Por në vendin ekzotik duan që të njihen edhe për këtë të fundit e ndaj kanë afruar Morieron me shpresën që ai të arrijë të drejtojë skuadrën drejt objektivave prestigjiozë, ose të paktën t’i bëjë të luftojnë denjësisht për to.

~tpz.al~