AKTUALITET, 19 Shtator 2019, 14:30

200 rrënjë kanabis dhe armë, tetë të arrestuar në Krujë

200 rrënjë kanabis dhe armë, tetë të arrestuar në


Tetë persona janë arrestuar në Krujë dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Ndërsa është proceduar edhe kryeplaku i fshatit Gramëz.

Policia zhvilloi dy operacione kundër kultivimit të bimëve narkotike, të koduar "Arrameras 3" dhe "Gramëz 2".

Të arrestuarit e operacionit "Arrameras 2"

E. S., 32 vjeç, banues në Arramerras, Fushë - Krujë;

Y. S., 27 vjeç, banues në Arrameras, Fushë - Krujë;

Si edhe është shpallur në kërkim shtetasi A. S., 50 vjeç , banues në Arrameras, Fushë - Krujë.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të mësipërm u konstatua se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike Canabis Sativa, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 200 bimë Cannabis Sativa në banesat e shtetasve E. S., Y.S. dhe A.S., një krehër automatiku model 56 dhe 50 fishekë model 7.62 mm, në banesën e shtetasit A. S", sqaron policia.

Të arrestuarit e operacionit "Gramza 2"

A. C., 26 vjeç, banues në Gramëz, Fushë - Krujë;

R. C., 34 vjeç, banues në Gramëz, Fushë - Krujë;

Gj. C., 46 vjeç, banues në Gramëz, Fushë - Krujë;

G. S., 32 vjeç, banues në Gramëz, Fushë - Krujë;

Gj. S., 32 vjeç, banues në Gramëz, Fushë - Krujë;

L. S., 50 vjeç, banues në Gramëz, Fushë - Krujë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve Sh. S., 40 vjeç dhe K. S., 46 vjeç, banues në Gramëz , Fushë - Krujë.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të mësipërm janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 150 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa, 9 kg boçe Cannabis Sativa, 1 fishek model 56, kalibër 7.62 mm", thotë policia.

Ndërkohë, është proceduar në gjendje të lire, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" shtetasi Gj. L., 53 vjeç, banues në Gramëz, Fushë - Krujë, kryeplaku i fshatit Gramëz.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.