AKTUALITET, 1 Gusht 2019, 10:06

200 kg kokainë nga Holanda në Romë, shkatërrohet banda shqiptare


Gjatë orëve të para të mëngjesit në Itali është ndërmarrë një operacion kundër trafikut të drogës.

Tonelata kokainë nga Holanda në Romë, shkruajnë mediat italiane për operacionin e koduar "Shqiponja e zezë" kundër një organizate kriminale shqiptare, shkruan ‘romatoday’.

Operacioni po ekzekutohet nga skuadra lëvizëse e policisë së Romës me koordinimin e Drejtorisë së Antimafias në Romë.

Po kryhet ekzekutimi i nëntë urdhërarresteve të firmosura nga gjykata për akuzën e trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe armëve.

Në kuadër të këtyre hetimeve janë arrestuar 17 persona si dhe janë sekuestruar 200 kg kokainë, dhe armë.

Droga vinte nga Holanda dhe ishte e destinuar për qendrat kryesore të Romës, Tor Bella Monaca dhe San Basilio.