AKTUALITET, 1 Gusht 2019, 08:51

Krimet e Rënda lirojnë ish-drejtorin e burgjeve Arben Çuko

Krimet e Rënda lirojnë ish-drejtorin e burgjeve Arben Çuko


Gjykata e Krimeve të Rënda i ndryshon masën e sigurisë ish-drejtorit të burgjeve Arben Çuko, duke e lënë të lirë. Gjykimi ndaj tij do të vijojë në masën “detyrim paraqitje”.

Arben Çuko u arrestua pasi doli në përgjimet e grupit “Avdylaj”. Në këto përgjime Çuko u zbulua se favorizoi një të dënuar për të lëvizur nga një burg në një tjetër.

Gjithashtu Arben Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.

Nga sot Arben Çuko është i lirë dhe duhet vetëm të paraqitet kur të zhvillohen seancat gjyqësore.