TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Largimi i kryeministrit Edi Rama është zgjidhja e vetme në të mirë të vendit dhe prespektivës së saj europiane.
Kështu shprehet kreu i FRPD-së në një postim të tijin në rrjetet sociale.
Sipas kryetarit të të rinjve demokratë, pa hetimin dhe gjykimin e përgjegjësve për vjedhjen e votës dhe të ardhmes europiane, nuk ka zgjidhje
“Largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin, për të vënë qeverinë në interes të qytetarëve, jo të krimit dhe të oligarkëve. Pa hetimin dhe gjykimin e përgjegjësve për vjedhjen e votës dhe të ardhmes europiane, nuk ka zgjidhje! Zgjidhje politike përmes parimeve dhe jo Pazarit për #ShqiperiasiEuropa”, shkruan Këlliçi në postimin e tij, teksa publikon edhe videon, ku shfaqet kryeministri Rama duke i thurur elozhe ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, të cilit, së bashku me familjen, dje iu ndalua hyrja në SHBA, i akuzuar si i përfshirë në një afera të mëdha korrupsioni.
https://www.facebook.com/belind.kellici/videos/10157132894265325/