AKTUALITET, 1 Gusht 2019, 09:25

Makina përplaset me bordurën më pas merr flakë, plagoset babai e dy fëmijët

Makina përplaset me bordurën më pas merr flakë, plagoset


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën e Gjirit të Lalëzit.

Një automjet është përplasur me bordurën e rrugës dhe më pas ka marrë flakë. Shoferi dhe dy fëmijët e tij kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen në spital.

Informacion Paraprak

Më datë 01.08.2019, rreth orës 00:35, në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit, shtetasi B.K.,53 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën, për pasojë mjeti ka marrë flakë dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit, si dhe dy fëmijët e tij, 10 e 16 vjeç, të cilët ishin pasagjer në mjet.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.