TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditët e fundit është rikthyer dhe njëherë debati në lidhje me truallin e Teatri Kombëtar. Të gjithë kanë rënë dakord se ai ka një hapësirë prej 5500m katrorë. Hervin Çuli drejtor i këtij institucioni ka thënë se nga kjo hapësirë nuk do të lëvizë asnjë centimetër.
Këtë premtim Çuli e ka bërë gjatë një interviste për Report Tv, duke thënë se nëse me ndërtimin e Teatrit të ri do të preket qoftë dhe një centimtër ai do të dal të protestojë.
“5500 m2 është hapësira e teatrit, nga kjo nuk do të lëvizet asnjë metër. Kullat nuk kanë pikë lidhje me territorin e Teatrit Kombëtar. Nëse politika “ha” nga territori i teatrit, do protestoj para Ramës dhe Veliajt“, tha Çuli.
Ndërkohë tek Teatri Kombëtar vijon rezistenca. Artistët për më shumë se një javë po rrinë ay ditë dhe natë, pasi shprehen se qeveria dhe bashkia mund të nisin zbrazjen e godinës. Ata kanë nënshkruar një marrëveshje me PD për ruajtjen e Teatrit dhe shpalljen e tij monument kulture. Nga ana tjetër Presidenti e dërgoi ligjin special për Teatrin në gjykatën kushtetuese. Artistët që mbrojnë Teatrin kanë nisur dhe shfaqet në godinë, ku kërkojnë mbështetjen e të gjithëve.