AKTUALITET, 1 Gusht 2019, 09:55

Vrasja e Majollarit, lihet në fuqi vendimi për Kastriot Gjuzin

Vrasja e Majollarit, lihet në fuqi vendimi për Kastriot Gjuzin


Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për pushimin e hetimeve për Kastriot Gjuzin, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Mario Majollarit.

Gjuzi u lirua pak javë më parë, ndërkohë që pushimi i hetimeve u kërkua nga prokuroria pasi nuk u siguruan provat ndaj tij.

28-vjeçari Mario Majollari u vra më 10 prill të vitit të kaluar pranë banesës së tij. Policia këtë vrasje e konsideroi për motive gjakmarrje pasi 18 vite më parë babai i Marjo Majollarit kishte vrarë të vëllain e Kastriot Gjuzit./BW