AKTUALITET, 31 Korrik 2019, 22:20

Gërmat e Teatrit, Hervin Çuli zbulon se u hoqën nga bashkia dhe del kundër Veliaj: Veprim i nxituar

Gërmat e Teatrit, Hervin Çuli zbulon se u hoqën nga bashkia dhe



Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli ka pohuar sot se gërmat e Teatrit Kombëtar janë Hequr nga Bashkia Tiranë. Çuli i ftuar në studion e “Repolitix” e ka cilësuar këtë vendim, si të nxituar, por tha se është i bindur se nuk ka qenë një provokim nga ana e tyre.

“Heqja është bërë nga Bashkia. Për mua ka qenë një lëvizje e nxituar, por nuk ka qenë për provokim. Për këtë jam i bindur”, tha drejtori i TK.

Gërmat e Teatrit kombëtar u hoqën pak javë më parë gjatë natës nga disa punonjës të bashkisë. Pas këtij veprimi u shtuan protestat e artsitëve e aktivistëve që kërkojnë ruajtjen e godinës. Ata pak ditë më vonë, i vendosën sërish gërmatdhe tashmë godina e Teatrit në pjesën ballore të saj është e identifikueshme prej tyre.