AKTUALITET, 22 Shkurt 2018, 10:42

16 muaj pa marrë pagat, punonjësit e Bypassi-t të Fierit protestë para Kuvendit

16 muaj pa marrë pagat, punonjësit e Bypassi-t të Fierit

Rreth 100 punonjës të Bypassi-t të Fierit dhe Vlorës, kanë protestuar para Kuvendit pasi prej 16 muajsh nuk kanë marrë pagën. Është hera e dytë që ata protestojnë. Ata thonë se do të ketë edhe protesta të tjera. Punëtorët kanë paralajmëruar se do të dalin para kryeministrisë dhe thonë se askush nuk mund të tallet me bukën e gojës së familjeve të tyre.

Punëtorët shprehen se këtë protestë para Kuvendit e kanë bërë për të sensibilizuar deputetet.

"Po i bëjmë protestat para parlamentit me shpresën se do të kemi një sensibilizim të deputetëve. Është një dramë sociale.

Protestat tona po bien në vesh të shurdhër. Pagesat duhet ti bëjë ARRSH, por ajo nuk po përgjigjet, po na mashtron dhe ne nuk po e kuptojmë këtë situatë. Fillimisht shkuam tek ARRSH si autoriteti kryesor, por duke qenë se nuk gjetëm zgjidhje shkuam në Ministrinë e Transporteve, Kryeministrisë.

Askush nuk kthen sytë nga ne”, është shprehur një nga punonëjsit pjesëmarrës në protest.

Në mbështetje të punëtorëve ka vajtuar edhe kreu i demokrateve Lulzim Basha./TPZ.AL