AKTUALITET, 22 Shkurt 2018, 09:25

Vajzën nga Tirana e kthyen në Portin e Durrësit, do ikte në Itali, policia jep detaje

Vajzën nga Tirana e kthyen në Portin e Durrësit, do ikte në
Të tjera detaje mësohen për fundin tragjik të vajzës së re nga Tirana, që humbi jetën në aksidentin me taksi mbrëmë vonë.

Burimet i thanë “DurrësLajm” se e reja Elena Avdillari, banuese në Tiranë, por me origjinë nga Korça, po kthehej nga porti i Durrësit.

Ajo do të nisej me traget drejt Italisë, por për shkak të dokumentacioneve të munguara, uniformat blu në port e kishin kthyer mbrapsht. Kështu, ajo mori taksinë për t’u kthyer në Kombinat ku edhe kishte banesën, por fatkeqësisht nuk arriti dot të shkonte më kurrë.

Një aksident fatal i mori jetën asaj dhe taksistit nga Durrësi, Bujar Agalliu 60 vjeç.

Nga veprimet paraprake të policisë, dyshohet se një mjet tip “Benz” e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.

Në mjetin tip “Benz” nuk është gjetur asnjë shtetas, pasi drejtuesi i saj e ka braktisur dhe ia ka mbathur menjëherë.