AKTUALITET, 22 Shkurt 2018, 09:35

Plagosen 5 punëtorë në një minierë në Klos, po transportonin krom

Plagosen 5 punëtorë në një minierë në Klos, po

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos ku ka patur 5 punëtorë të plagosur në Traverbankun e Klosit.

Ndërkohë, Kompania AlbChrome njofton se ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit në Traverbankun e Klosit ka ndodhur një avari në të cilën janë aksidentuar 5 punonjës.

Në deklaratën e kompanisë thuhet se nga kompania janë marrë masat e menjëhershme për të bërë trajtimin e duhur mjekësor të të lënduarve, të cilët pasi janë dërguar në spitalin rajonal të Burrelit, është konstatuar nevoja që 3 prej tyre të dërgohen në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Menjëherë këta 3 punonjës janë dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas ekzaminimeve konstatohet që aktualisht të 3 punonjësit janë jashtë rrezikut për jetën.

Avaria është shkatuar nga pakujdesia e dy prej punonjësve të cilët nuk kanë zbatuar rregullat e sigurisë në punë.