AKTUALITET, 22 Shkurt 2018, 08:32

Zbulohet identiteti i viktimave të aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës

Zbulohet identiteti i viktimave të aksidentit në autostradën

Një aksident tjetër i rëndë rrugor ka ndodhur në vend me dy të vdekur, ende pa kaluar trondija e tragjedisë së familjes Preka në Velipojë, e cila thuajse u shua tërësisht. Elena Abdillari, 23 vjeçe si dhe shoferi i taksisë Bujar Agalliu. 60 vjeç, me të cilin ajo po udhëtonte kanë vdekur në vend pasi një Benz i ka goditur nga mbrapa.

Policia e Durrësit ka njoftuar se mbrëmjen e datës 21.02.2018, rreth orës 23:30, në autostradën Durrës-Tiranë, pa shkuar në Maminas, një Benz me targa AA 060 SP është përplasur me një Taksi me targa DR 475 TX.