TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka komentuar epideminë e fruthit, duke vënë theksin njëkohësisht në zbatimin e ligjit për raste të tilla.
Vasili tha se shpërndarja e sëmundjes së fruthit është në të gjithë vendin dhe ka marrë trajtën e një epidemie të mirëfilltë dhe se ligji që është në fuqi, që është miratuar në 2016, ka një seri hallkash ku duhet marrë ky vendim, në mënyrë që të jenë të sakta.
Epidemia e fruthit dhe perbuzja e kryeministrit per shendetesine.
Shqiperia po perballet me epidemine e fruthit por njeherazi po perballet dhe perbuzjen e kryeministrit per shendetesine.
Ky llafazan i palodhur qe nuk le budallek pa komentuar s’ka folur asnje fjale s’ka vene ne levizje asnje institucion perballe kesaj emergjence kombetare.
Mungojne te gjithe hallkat e zinxhirit te drejtimit te epidemise ne nivel kombetar,ato nuk jane ngritur fare,duke shkelur ne menyre skandaloze ligjin per mbrojtjen nga semundjet ngjitese miratuar ne vitin 2016.Ku eshte sherbimi i inteligjences epidemiologjike,po komiteti i imunizimit,komiteti i eksperteve te imunizimit etj etj,po drejtuesit e tyre cilet jane??
Epidemiologet dhe mijra punonjes po punojne me perkushtim,por pa drejtim profesional dhe perballe perbuzjes se kryeministrit.
Ne ministrine e shendetesise dhe mbrojtjes sociale gjithe shendeti publik dhe ai paresor ka vetem nje sektor me nje shef dhe 2 specialiste,turp i padegjuar.
ISHP eshte pa drejtim,e nenvleftesuar dhe asnje blerje vaksine shtese per fruthin nuk eshte bere.
Kryeministri shperdoroi qindra milione euro per koncesione dhe e ka lene shendetin publik ne dore te zotit me financime mizerabel.Krim shteteror qe s’eshte pare kurre me pare ne dhjetra vjet.
Drejtesia e “re” le te flere ishalla nuk e ze fruthi.