AKTUALITET, 22 Shkurt 2018, 08:11

Kriza në universitete, Nikolla sot shpjegime Kuvendit

Kriza në universitete, Nikolla sot shpjegime Kuvendit

Dy interpelanca janë parashikuar sot në Kuvend. Dy ministre do të duhet t'i përgjigjen pyetjeve të deputetëve: Lindita Nikolla e Arsimit dhe Ogerta Manastirlliu.

Nikolla është kërkuar të shpjegojë pse nuk janë hartuar aktet nënligjore të ligjit të Arsimit të Lartë, që shkaktuan krizën në universitete, e thirrur nga lsi-ja,, kurse Manastirliu, se cilat janë frytet e e kontrollit shëndetësor bazë deri tani, thirrur nga Grupi i PS.

Interpelancat janë renditur si pika 4 dhe 5 e rendit të ditës:

4. Interpelancë urgjente me Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Lindita Nikolla, kërkuar nga një grup prej 7 deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (pdf) (Neni 97, Rregullore)

5. Interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu, kërkuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste z. Taulant Balla ((pdf) Neni 97, Rregullore).