TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident që ndodhi gjatë mbrëmjes në Milot ka nxjerrë zbuluar trafikun e drogës. Sipas të dhënave të para mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetren ne Milot, dhe një nga mjetet ka qenë i mbushur me drogë.
Droga është shpërndarë nëpër rrugë, ndërkohë që nuk ka ende të dhëna për sasinë e saj.
Pas aksidentit, trafikantët janë larguar në këmbë, duke lënë mjetin dhe sasinë e drogës, e cila ndërkohë po peshohet nga policia.
Shkak për aksidentin është bërë rrëshqitja në rrugë për shkak të borës. Nuk ka të dhëna për identitetin e drejtuesit të mjetit dhe personave të tjera që kanë qenë në automjet.