TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Bujqësisë Niko Peleshi është thirrur në Prokurorinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje në lidhje me akuzat se ka zhbllokuar në mënyrë të paligjshme një ngarkesë të bllokuar nga AKU prej 4600 litra me kimikatin e njohur si “Silikon Mix”.
Peleshi mësohet se do të merret në pyetje dhe do t’i merret dëshmia në lidhje me këto akuza.
Ndërkohë Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka kërkuar nisjen e hetimeve për ish-ministrin Peleshi.
Peleshi akuzohet se ka zhbllokuar në mënyrë të paligjshme një ngarkesë të bllokuar nga AKU prej 4600 litra me kimikatin e njohur si “Silikon Mix”, i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve dhe ka pasoja të dëmshme.
Shkelja është konstatuar nga KLSH që thotë se për t’u bërë zhbllokimi fillimisht duhet të ishin bërë analizat e produktit.