TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre parti aleate të PD, LSI, PAA dhe PR kanë dalë sot me një qëndrim të përbashkët, ku i kërkuan KQZ-së të nisë procedurat për zgjedhjet e 13 Tetorit, në zbatim të dekretit të Presidentit Meta.
Por burime nga Partia Demokratike, konfirmojnë se ky qëndrim vjen pas një takimi që kanë pasur me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit në takimin me aleatët është shprehur se: KQZ e ka detyrim të pashmangshëm të përgatisë zgjedhjet e 13 Tetorit.
“Shteti dhe partia janë dy gjëra të ndryshme. Ka një ndryshim rrënjësor midis të drejtës kushtetuese dhe të drejtës partiake. I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor.
Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.
Partitë politike, pastaj, kanë të drejtën e tyre të marrin apo jo pjesë në këto zgjedhje”,- mësohet të ketë thënë Basha.