AKTUALITET, 11 Nëntor 2018, 14:25

Thaçi: Takova Trump, mbështet marrëveshjen Kosovë-Serbi

Thaçi: Takova Trump, mbështet marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim mbrëmjen e djeshme me presidentin e SHBA-së, Donald Trump me të cilin bisedoi për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Këtë takim Thaçi e publikoi në profilin e Twitter.

“Mbrëmë kisha një takim shumë të mirë me presidentin amerikan, Donald Trump. Ai shprehu 100% mbështetje për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jam mirënjohës për mbështetjen e tij dhe të SHBA-së”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Takimi midis dy presidentëve është zhvilluar në Paris, në kuadër të ceremonisë së 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. TPZ.AL