AKTUALITET, 27 Shkurt 2019, 15:25

Zyrtare/ Dalin emrat, ja tre kandidatët për kreun e Komitetit Mysliman të Shqipërisë

Zyrtare/ Dalin emrat, ja tre kandidatët për kreun e Komitetit Mysliman

Në datë 2 mars Komiteti Mysliman i Shqipërisë do të zgjedhë kryetarin e ri, ndërsa mandati është 5-vjeçar.

Në garë deri tani janë kryetari aktual Skënder Bruçaj që kërkon një mandat të dytë, ndërsa përballë tij janë dy kandidatë Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra dhe inspektori i xhamive i KMSH, Gëzim Abdishaku.

Janë 35 myftinj, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile, që me votë të fshehtë zgjedhin kryetarin me një mandat 5-vjeçar.