TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjashtë motrat jetime nga Kukësi nuk do të vuajnë vendimin politik të Agron Shehajt, për të hequr dorë nga mandati i deputetit.
Lajmin e bëri me dije vetë Shehaj në studion e News 24, ku deklaroi se do vazhdojë të japë të njëjtën ndihmë financiare për to, por këtë herë jo me rrogën si deputet por, me të ardhurat e tij personale.
“Unë nuk di që ato vajza të kenë të ardhura të tjera, për momentin varen vetëm nga rroga që i kaloj. Do vazhdoj t’i jap të njëjtën shumë që u jap jo nga të ardhurat si deputet por nga të miat.
Nuk dua që ato të vuajnë vendimin që kemi marrë ne për djegien e mandateve”, u shpreh Shehaj.
Ish-deputeti i PD, njëherazi një njeri shumë i suksesshëm në biznes, është i njohur për bamirësitë e vazhdueshme.