AKTUALITET, 20 Dhjetor 2020, 09:12

Zvicra i jep “OK” përdorimit të vaksinës së prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech

Zvicra i jep “OK” përdorimit të vaksinës së

Një tjetër shtet miraton përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Bëhet fjalë për Zvicrën. Mësohet se autoritetet zvicerane kanë miratuar përdorimin e vaksinës të prodhuar nga shkencëtarët e kompanive amerikano-gjermane Pfizer dhe BioNTech.

Mediat zvicerane raportojnë se agjencia kompetente qeveritare zvicerane Swissmedic njoftoi sot se ka dhënë një leje përdorimi për vaksinën anti-Covid.

Ndërkohë, që ende nuk është bërë e ditur se kur do të nisë vaksinimi tek popullata.

Kujtojmë se vaksina e kompanive Pfizer dhe BioNTech është miratuar nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe SHBA-të, të cilat kanë nisur vaksinimin në popullatë.