AKTUALITET, 19 Dhjetor 2020, 22:08

Vijon prej dy orësh takimi “kokë më kokë” Basha-Kim, kjo është çështja në fokus

Vijon prej dy orësh takimi “kokë më kokë”

Që prej orës 19.30 vijon takimi informal në një restorant, i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ambasadores amerikane Yuri Kim.

Në këtë takim janë duke u prekur disa çështje, por në fokus mësohet të jetë pushimi nga ana e Prokurorisë të dosjes 184, për zgjedhjet e pjesshme në Dibër.

Lidhur me këtë çështje, reagoi edhe Selia Blu përmes Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi i cili tha se vendimi do të ankimohet.

Po ashtu, nuk përjashtohet që kryedemokrati dhe Kim të diskutojnë edhe çështje të tjera të aktualitetit, si situata ekonomike në vend, protestat për vrasjen e Klodian Rashës e plotësimi i Gjykatës Kushtetuese.