TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Drejtësisë të Kosovës, Selim Selimi është gjobitur pasi që nuk e ka respektuar orën policore, duke lëvizur jashtë orarit të përcaktuar.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vet ministri në rrjetet sociale, ndërsa theksoi se do ta paguajë gjobën.
Selimi pohoi se Kosova ka një polici të respektuar dhe dënimi i shqiptuar ndaj tij dëshmon se në shtetin tonë askush nuk është mbi ligjin.
“Është i vërtetë lajmi që sot jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë.
Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipit të tij”, ka shkruar Selimi.
Kujtojmë që Qeveria e Kosovës ka vendosur që të kufizojë lirinë e lëvizjes në Prishtinë nga ora 19:00 deri në ora 05:00 si masë parandaluese për përhapjen e Covid-19.